Ndeshja e së enjtes në mes Vikingur dhe Vllaznisë që do të luhet në stadiumin “Víkingsvöllur” te Reykjavik, pritet me shumë interes në Shkodër dhe jo vetëm. Një interesim i tillë është i logjikshëm deri diku sepse shkodranët e kanë fituar ndeshjen e parë me shifrat 2-1 dhe duken shumë pranë realizimit të ëndrrës së tyre, kualifikimit për herë të parë në histori në turin e tretë të Kupave të Europës.

Por për t’ua lehtësuar punën për ndjekjen e kësaj ndeshje të shumëpritur ka menduar Digitalb i cili do të bëjë të mundur transmetimin e kësaj ndeshje pikërisht në platformën Supersport, në kanalin 2 të tij duke filluar nga ora 20:45 kur dhe do të nisë ajo.

Padyshim që trasmetimi i kësaj ndeshje është diçka shumë pozitive sepse sportdashësit e shumtë shkodranë do të kenë mundësinë që ta ndjekin atë nga ekrani i televizionit, duke shpresuar deri në fund për kualifikimin e Vllaznisë në turin tjetër.(www.shkodrasport.com)