Kishte disa kohe qe perflitej, por tashme duket se ka ardhur momenti per te firmosur kontraten. E kemi fjalen per presidentin e ri te boksit te Vllaznise. Ai do te jete ish- boksieri i ketij ekipi, Mondi Ndou.

Ky i fundit eshte nje biznesmen shume i suksesshem ne Gjermani me kompanine e tij “LCF Elektro”, vend ku jeton prej vitesh tashme dhe nderkohe keto kohet e fundit i eshte rikthyer serish pasionit te tij te rinise- boksit. Per kete arsye ka organizuar dy aktivitete te shkelqyera te boksit profesionist ne Frankfurt dhe ne Shkoder dhe tashme deshiron te jete edhe me shume aktiv.

Ka qene trajneri Zef Gjoni ai i cili gjate konferences se sotme per shtyp e beri te ditur marreveshjen paraprake qe ka arritur me kete biznesmen dhe qe do te konkretizohet ne ditet ne vazhdim.

“Gjate diteve te kampionatit qe do te zhvillohet kete fundjave ne Shkoder, do te jete i pranishem edhe biznesmeni Mondi Ndou, i cili siç dihet ka qene ish- boksier kampion i Vllaznise. Ai eshte duke na qendruar afer gjate gjithe kesaj periudhe dhe me e fundit, na ndihmoi me nje shume prej 5 mije eurosh per te zhvilluar fazen pergatitore ne Velipoje.

Ne ditet ne vazhdim ai gjate qendrimit ne Shkoder besoj se do te firmose edhe marrveshjen me Shoqaten e Boksit Vllaznia per te qene ai presidenti i ardhshem i boksit shkodran”- eshte shprehur trajneri Gjoni./www.shkodrasport.com/