Vllaznia futsall nis te beje realitet perforcimet e premtuar per ndeshjet e Champions League. Presidenti i saj Fisnik Barbullushi ka prezantuar sot blerjen e pare, lojtarin nga Ulqini Arnes Loloviç.

Nje gje e tille behet e ditur nga faqja zyrtare e ketij ekipi, ne te cilen njekohesisht thuhet se ne ditet ne vijim do te prezantohet edhe nje tjeter blerje, e cila padyshim qe do ta forcoje edhe me shume Vllaznine. Ja çfare shkruhet ne njoftimin e ekipit shkodran:

“UEFA FUTSAL CHAMPIONS LEAGUE

Në këtë moment historik për disiplinën e futsallës Shkodrane vlen të kujtojmë premtimet dhe arritjet tona në vetëm 3 vite.

Ringritja e futsallës Shkodrane
Ndërtimi i një ekipi të denjë për emrin Vllazni
Afrimi i të gjithë shkodranëve nën fanelën e Vllaznisë
Titulli i Parë Kampion Kombëtar
Pjesmarrja për herë të parë në Uefa Futsal Champions League


Në kuadër të përgatitjet për ndeshjet e Grupit B të fazës para eleminatore të cilat do të zhvillohen në Tiranë në data 27-30 Gusht, kemi kënaqësinë të prezantojmë përforcimin më të ri të ekipit tonë, 23-vjeçarin nga Ulqini, Arnes Loloviç. Faza e përforcimeve do të mbyllet edhe me 1 afrim të ri në ditët në vijim.

KRYT NALT!