Viti i Ri ka nisur me ndeshjet e Kupes se Shqiperise ne futboll per femra. Ajo qe eshte vene re ka qene debutimi i mesfushores shkodrane Arlinda Kodra ne rradhet e ekipit te Partizanit.

Lojtarja e Vllaznise eshte huazuar tek ekipi i kuq per pjesen e mbetur te sezonit pas nje marreveshje ne mes drejtuesve te dy klubeve dhe gjithçka duket ok ne kete bashkepunim.

Kodra eshte nje lojtare 19 vjeçare e cila eshte formuar tek Vllaznia e cila e ka promovuar jo pak per talentin e saj, madje sebashku me Klaudia Borcin kane debutuar ne ndeshjet e grupeve ne “Champions League” qe ne moshen 16 vjeçare. Njekohesisht ka qene pjese e te gjitha ekipeve kombetare te moshave dhe madje eshte grumbulluar edhe me kombetaren e te rriturave herepashere.

Tashme tek Partizani do te mundohet t’i jape ndihmen e duhur per te arritur objektivat e tij qe kryesisht kane te bejne me renditjen ne katershen e pare e cila do te luftoje me pas ne “Final 4” per ttullin kampion.(www.shkodrasport.com)