Mund të ketë shumë arsye… Disa thonë kanë ikë jashte, dikush tjetër thotë që zonat rreth e qark Shkodres e kanë mbushe stadiumin, t’u ardhe me fugona, e ato nuk vijnë ma.
Unë them se periudha e kancerit bashki largoi një brez të tan tifozash, e ato janë rinia prej 10 deri 20 vjec. Atëherë të futet krymi, droga ndër vena, për me të mbetë tan jeten në zemer.
Për këtë kam argument tifozat e Real Madrit në Shqiperi, pothuajse të gjithë jane adoleshente që kane pa Ronaldon keto 10-15 vitet e fundit dhe kane mbetë me Realin.
Në Shkoder ky brez nuk u afru tek Vllaznia. Vllaznia e partise ishte mizerje dhe ajo reflektohet dhe sot, me stadiumet bosh. Sado që tē jenë tifoze të moshave të ndryshme, rinia i mbush stadiumet, jep entuziazem, energji shperthyese.
E ai brez nuk i’u drejtu stadiumit por gjeti argetim rrugeve. Në Shkoder sot, ma shumë vleresohet një kriminel, se sa Bekim Balaj. Ky asht realitet. Por prap ka shprese. Ka drite ne fund të tunelit.
Janë “Vllaznit Ultras”. Grupi i tifozave të vërtetë, qysh në krijim. Pa mbështetje. Madje edhe t’u u sha prej të vetve. Pa ja lëpij b*then kërkuj. Opozitare me të keqen, ashtu siç i takon me kenë një shkodrani të vërtete.
Vllaznit sot, ma të fortë se kurrë. Jo vetëm se po afrojnë çdo ditë e më shume njerëz rreth tyne por janë edhe mbështetja kryesore e ekipit.
Janë lojtari i 12-te, dhe nuk asht çudi që klubi me i vendos një rrogë, sa lojtari ma i shtrenjtë i ekipit. Jo se ato janë servile e i duan për shtëpite e tyne, por për me ble materiale dhe me afru njerezit rreth spektaklit të tyre.
Hallall i qofte atyne që drejtojnë. Meritojnë mbeshtetje maksimale nga të gjithe, sepse nuk është kollaj me kene aq shumë konsistent pa e humbur deshiren dhe entuziazmin. Vllaznit Ultras, krenaria e qytetit!