Vllaznia ka matur forcat në një tjetër takim miqësor para ndeshjeve të Europës. Kuqeblutë u përballën me Olimpija Ljubjanën në Slloveni dhe humbën 4-0.

Takimi mes dy skuadrave nisi në orën 18:00. Kuqeblutë pësuan goditje në minutat e para, pasi Jazxhi u largua me karton të kuq. Për 80 minuta Vllaznia luajti me 10 lojtarë.
Skuadra sllovene shënoi nga dy gola për secilën pjesën. I fundit erdhi nga penalltia.
Kuqeblutë ndodhen prej disa ditësh ndërkohë në Slloveni ku u zhvendosën për fazën përgatitore. Tashmë fokusi do kalojë te ndeshja me Daugavpils në Ligën e Konferencës.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
OLIMPIJA LJUBJANA 4-0 VLLAZNIA
Dalja e Jazxhit me karton të kuq te Vllaznia: (VIDEO)
Goli i parë i Olimpija Ljubjanës: (VIDEO)
Goli i dytë i Olimpija Ljubjana: (VIDEO)
Goli i tretë i Olimpija Ljubjanës: (VIDEO) + (VIDEO)
Goli i katërt për Olimpija Ljubjanën: (VIDEO)