Vllaznia e ka nisur me humbje serine e ndeshjeve miqesore ne token sllovene. Pasditen e sotme ajo eshte mundur me rezultatin 3-5 nga skuadrave vendase FC Koper.

Ka qene braziliani Andrey Yago ai qe ka kaluar i pari ne avantazh shkodranet qe ne minuten e 5-te me nje gjuajtje te forte nga jashte zone duke realizuar nje gol shume te bukur.Nderkohe sllovenet kane barazuar ne minuten e 19-te pas nje goditje standarte dhe topi i ekzekutuar me koke nga nje lojtar vendas ka perfunduar ne rrjeten e portes kuqeblu. Ne kete menyre pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim 1-1.

Ne te dyten jane sllovenet e Koper qe e nisin me nje gol shume te bukur te shenuar me roveshiate nga nje prej futbollisteve te tij e me pas Kevin Dodaj do te barazonte shifrat ne 2-2.

Por vendasit do te kalonin serish ne avantazh me ane te nje 11-metershi te akorduar nga arbitri per prekje te topit me dore ne zone nga Yago. Me pas edhe nje gol i katert ndersa rradhen per te shenuar do ta kishte me vone Ildi Gruda permes nje 11-metershi te akorduar per Vllaznine duke i ngushtuar shifrat ne 4-3.

Megjithate futbllistet e Koper do te perfitonin nga nje pergjumje e mbrojtesve shkodrane dhe do te shenonin ne minuten e 83-te edhe golin e peste dhe te fundit te kesaj miqesoreje qe mbyllet me fitoren e FC Koper me rezultatin 5-3 ndaj Vllaznise.

Vllaznia e ka nisur kete ndeshje me Qarrin, Kouro, Jazxhi, Bajrami, Kruja, Yago, Krymi, Qato, Mala, Dodaj, Balaj. Ne pjesen e dyte trajneri Martini ka aktivizuar edhe te gjithe futbollistet e tjere.