Tek Vllaznia situata me demtimet ka qene nje problem shume i madh qe nga fillimi i sezonit dhe deri tani. Ne çdonjeren prej 10 ndeshjeve te deritanishme te kampionatit, formacioni kuqeblu nuk ka qene asnjehere i plote dhe keshtu do te ndodhe edhe neser.
Perpos Deliut qe ende nuk gati per te luajtur pas demtimit qe kaloi, do te mungojne edhe disa alternativa te tjera siç jane ato te Matouti, Çoba e Beci te cilet po ashtu kane patur probleme shendetesore dhe nuk do te jene te gatshem as per kete ndeshje.
Atyre nderkohe u eshte shtuar se fundi edhe nje tjeter futbollist. Behet fjale per qendermbrojtesin Milos Stojanoviç. Autori i golit te pare ne ndeshjen ndaj Partizanit, i vleresuar njekohesisht ne formacionin me te mire te javes nga FSHF, keto dy ditet e fundit nuk eshte stervitur me skuadren.
Ai ka ndjere disa shqetesime muskulare dhe si rrjedhoje eshte lene pushim nga ana e stafit teknik. Trajneri Brdariç e permendi edhe ne konferencen e sotme per shtyp qe Stojanoviç nuk do te jete i gatshem per ndeshjen e neserme ndaj Tiranes dhe padyshim qe kjo eshte nje mungese e rendesishme.
Tashme mbetet per t’u pare se kush do ta zevendesoje mbrojtesin serb i cili perveçse ka luajtur ne shumicen e ndeshjeve, eshte edhe autor i dy golave per Vllaznine ne kete kampionat./www.shkodrasport.com/