Vllaznia futsall si kampionia ne fuqi e Shqiperise do te marre pjese per here te pare ne historine e saj ne “Futsal Champions League”. Startin do ta kete kete vere dhe ajo do te marre pjese ne turin para-eliminator, shorti i te cilit eshte hedhur sot ne Nion te Zvicres.
Si rrjedhoje kampionia e Shqiperise ka mesuar edhe emrat e kundershtareve me te cilet do te ndeshet. Goglat e kane vene Vllaznine ne grupin B dhe bashke me te pjesmarres ne kete grup jane edhe ekipet Tigers Roermond (Holandë), KMF Bajo Pivljanin (Mali i Zi) dhe Ísbjörninn (Islandë).
Në këtë fazë marrin pjesë 32 skuadra europiane, të ndara në 8 grupe me nga katër ekipe secila. Ndeshjet e turit para-eliminator do të zhvillohen në datat 26–31 gusht dhe në fazën tjetër do të kualifikohen vetëm skuadrat e renditura në vendin e parë në secilin grup. Kalendari me datat dhe oraret e ndeshjeve do të përcaktohet në ditët në vijim nga UEFA.
Ndërkohë, UEFA ka vendosur që ndeshjet e grupit B ku bën pjesë dhe Vllaznia Futsal të zhvillohen në vendin tonë. Megjithate ende nuk ka asnje informacion nese do te luhen ne Shkoder apo jo, por gjasat jane qe ndeshjet te luhen ne Tirane ngaqe pallati i sportit “Qazim Dervishi” nuk i ploteson parametrat per ndeshje nderkombetare. Megjithate çdo gje do te zyrtarizohet ne ditet ne vijim.(www.shkodrasport.com)
