Vllaznia ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen me Daugavpils në “Elbasan Arena”. Ky takim do të luhet më 10 korrik, prej orës 20:00.
Çmimet variojnë nga 500 deri në 2000 lekë të reja. Kategoritë ku mund të blihen bileta, që shiten aktualisht shiten vetëm “online”, janë me 500, 1000 dhe 2000 lekë të reja.
Njoftimi i Vllaznisë:
“Biletat për ndeshjen Vllaznia BFC Daugavpils janë tashmë në shitje online!
10 Korrik | Elbasan Arena | Ora 20:00. Merr tani biletën online në www.al.ebileta.al
Biletat fizike do të jenë në shitje në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan duke filluar nga data 5 Korrik”, shkruan Vllaznia.