Nga Endri ÇINARI

Ekipi u-21 i Vllaznisë ka hapur sezonin e ri në këtë grup moshë me një fitore. Kuqeblutë e drejtuar nga Edmond Doçi kanë triumfuar në duelin shtëpiak të zhvilluar kundër Dinamos. Me ndeshjen e luajtur ditën e djeshme, në orën 12:00, në fushën sportive “Reshit Rusi”, shkodranët mposhtën blutë me rezultatin 3-0.

Protagonistë në këtë fitore ishin futbollistët e skuadrës së parë, por që kanë moshën për të luajtur në këtë kampionat. Kështu golat u shënuan nga Dodaj në minutën e 25-të dhe Zaganjori që dyfishoi në të 57-tën. Ky i fundit do thellonte sërish shifrat në minutën e 69-të, për rezulatin 3-0 dhe gjithashtu duke sigluar dopietën personale.

Nuk do ndalej me kaq mesfushori i talentuar kuqeblu. I cili dhuron një “show” personal duke shënuar për herë të tretë në minutën e 83-të dhe dërguar shifrat në 4-0. Por do kishte festë edhe për Pusin, që do siglonte “manitan” kuqeblu 2 minuta pas golit të tretë personal të Zaganjorit.

Në formacionin titullar të Vllaznisë U-21 ishin gjithë pjesëtarët e skuadrës së parë, ku në njëfarë mënyre në fushë kishte zbritur Vllaznia “B”.

Me formacionin e drejtuar nga Doçi që shikoi si titullarë: Jukajn në portë. Brahimin, Becin, Pusin dhe Spahijan në mbrojtje. Në mesfushë ishin të rreshtuar Maliqi, Zaganjori dhe Tafili. E ndërsa në sulm përveç Dodajt kanë qenë në fushë edhe Çoba e Matouti. Të gjithë këta futbollistë të skuadrës kuqeblu që militon në Superioren e vendit tonë./www.shkodrasport.com/