Vllaznia U16 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe si rrjedhoje i ka konsoliduar edhe me shume pozitat ne vendin e dyte te renditjes duke qene gjithnje ne ndjekje te Partizanit kryesues. Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Denis Zmijani sot kane fituar me rezultatin e thelle 5-1 ndaj Internacional.

Takimi eshte luajtur paraditen e sotme ne kompleksin sportiv “Internacional” te Pezes dhe vetem ne pjesen e pare ka patur rivalitet. Si rrjedhoje ajo eshte mbyllur pa gola. Por krejt ndryshe do te ishte e dyta ku shkodranet kane “shpartalluar” vendasit.

Protagonisti kryesor do te ishte futbollisti Simon Uldedaj i cili brenda dy minutash ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit, pikerisht ne minutat 45 dhe 46. Pak me vone do te ishte i vellai- Sokoli qe do te behej edhe ai golashenues duke derguar per here te trete topin ne rrjeten e portes se Internacional.

Vendasit u munduan te reagojne dhe shenuan golin e pare ne minuten e 65-te me ane te Nasaj, por vetem kaq sepse Vllaznia U16 do te shenonte edhe dy gola te tjere me pas per ta forcuar edhe me shume rezultatin e ndeshjes. Fillimisht do te ishte Nikol Thana qe do te shenonte te katertin ndersa te fundit do ta shenonte futbollisti Orges Halili.

Perfundimisht 5-1 per Vllaznia U16 qe me kete fitore ngjitet ne kuoten e 25 pike duke qene ne vendin e dyte te renditjes, me 5 pike me pak sesa Partizani qe konsiderohet dhe rivali i saj kryesor ne rrugetimin drejt titullit kampion./www.shkodrasport.com/