Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato, klubi madrilen do bëjë edhe disa largime po aq të bujshme për të krijuar hapësirën e nevojshme për prurjet e reja, si dhe për të “pastruar” ekipin nga lojtarë të panevojshëm.
Një nga emrat që pritej të largohej nga Real Madrid gjatë kësaj vere ishte edhe Dani Ceballos, por mesa duket e ardhmja e 28-vjeçarit do të vazhdojë të jetë te “Los Blancos”, pas vendimit që ka marrë Xabi Alonso.
“Defensa Central” raporton se ka qenë personalisht Xabi Alonso i cili i ka kërkuar Florentino Perez të mos shesë Dani ceballos, për mesfushorin ka pasur interes konkret nga Real Betis dhe Milan.
Xabi Alonso ka besim tek aftësitë dhe cilësitë e mesfushorit spanjoll, ndaj ka kërkuar qëndrimin e tij, pasi beson se është i rëndësishëm për skemat e tij.