Veprimi i bërë ne prag te ndeshjes me Skenderbeun, do t’i kushtoje shume futbollistit te Vllaznise Xhevahir Sukaj. Ai eshte pezulluar 4 muaj per te mos luajtur dhe njekohesisht me 50 per qind te vleres se kontrates. Gjate periudhes se pezullimit lojtari duhet te stervitet me ekipin e te rinjve. Ky eshte vendimi i marre nga ana e klubi shkodran pas mbledhjes se zhvilluar keto momente ne fund te se ciles eshte shperndare edhe kjo deklarate per shtyp:

DEKLARATE PER SHTYP
Keshilli Mbikqyres i KF Vllaznia sh.a., pasi analizoi veprimin antisportiv dhe joprofesional te futbollistit Xhevahir SUKAJ, i cili refuzoi te aktivizohej ne ndeshjen shume te rendesishme Vllaznia- Skendebeu, pasi ka konstatuar se refuzimi i tij per tu aktivizuar ne kete ndeshje ka demtuar rende objektivat e ekipit; pasi ka konstatuar se ka qene edhe here te tjera demtues i imazhit te KF Vllaznia dhe frymes se grupit ne ekip, dhe pasi ka degjuar futbollistin Sukaj, i cili ka pranuar se ka vepruar gabim dhe ka quajtur te drejte cdo vendim qe do te merret; pasi ka degjuar dhe shqyrtuar informacionin e sjellur
me shkrim nga stafi teknik, Keshilli Mbikqyres i KF Vllaznia sh.a ka vendosur:
1. Te penalizoje futbollistin Xhevahir SUKAJ ne masen 50% te vleres se kontrates se dates 25.01.2011nenshkruar me KF Vllaznia, bazuar ne Nenin 5, pika 1 te kesaj Kontrate dhe Kapitulli “Per pjesemarrjen ne ndeshje”, pika 2 e Rregullores se KF Vllaznia sh.a ku thuhet: “Kur futbollisti nuk paraqitet ne ndeshje pa asnje arsye te justifikuar nga drejtuesit, ai gjobitet 30- 50% te kontrates. Ne te gjitha rastet e ketyre veprimeve i dergohet informacion me shkrim kryesise se klubit dhe presidentit, te cilet kane te drejte dhenien e masave shtese qe nga pezullimi i lojtarit deri ne perjashtimin e tij te plote nga skuadra”.
2. Te pezulloje per 4 (kater) muaj futbollistin Xhevahir SUKAJ nga aktivizimi ne ndeshje zyrtare, miqesore dhe nga procesi stervitor prane Ekipit te Pare, bazuar ne Nenin 6, pika 2 te Kontrates dhe Kapitulli “Per pjesmarrjen ne ndeshje”, pika 2 e Rregullores se KF Vllaznia sh.a.
3. Futbollisti Xhevahir SUKAJ te stervitet prane Ekipit te te Rinjeve te KF Vllaznia sh.a. gjate gjithe periudhes se pezullimit.
4. Ngarkohen me zbatimin e vendimit administrata dhe stafi teknik i KF Vllaznia sh.a.
5. Nje kopje e ketij vendimi i jepet futbollistit Xhevahir SUKAJ, nje kopje dergohet ne FSHF, prane Sektorit te Garave dhe dy kopje te tjera depozitohen prane KF Vllaznia sh.a.
6. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.
Keshilli Mbikqyres i KF Vllaznia sh.a. garanton sportdashesit kuqeblu se do te vazhdoje te punoje per arritjen e objektivave te sezonit, duke plotesuar te maksimum te gjitha detyrimet qe ka marre persiper, por duke kerkuar te njejten gje nga futbollistet, stafi teknik dhe administrata e KF Vllaznia sh.a.