Shqipëria zbret në fushë këtë mbrëmje për të matur forcat me Serbinë, në 90 minuta të “zjarrta”. Para sfidës kualifikuese të Botërorit që do mbahet në Tiranë, gazetari Lirim Zalla bëri komentin e tij për News 24.

“Ne duhet të tregojmë kulturën tonë. Tifozët për atë gjë shkojnë në stadium, edhe për të sharë ndonjëherë, edhe për të mbështetur ekipin. Unë besoj se në këto raste hyn edhe krenaria kombëtare. Edhe rivalët tanë e kanë krenarinë kombëtare, edhe pse nuk dinë që ta përdorin.

Kemi shqiptarë të Kosovës, kështuqë kompleksiteti është pikërisht ashtu siç e treguat në fillim të emisionit.

Edhe ping-pong po të luanim sot, do kishte ngarkesë emocionale.

Ne mund të fshihemi sa të duam, por është diçka e mbartur. Ne i kemi parë reagimet e tyre edhe kur përballë kishin Shaqirin e Xhakën.

Ne mund të luajmë futboll sulmues. Unë kam këmbëngulur gjithmonë për këtë. Do të shikojmë sot, ne kemi mundësi.