Superliga shqiptare e futbollit do mbyllë sot javën e 24 me sfidën Skënderbeu – Dinamo, që zhvillohet në 16:45. Tej këtij dueli, skuadrat janë duke menduar për javën pasardhëse, atë të 25 që zhvillohet në fundjavë.

Të shtunë dhe të diel, skuadrat do rizbresin në fushë për të diskutuar mes tyre pikët. Të shtunë në 16:45 do zhvillohen tre sfida, ku spikat ajo e “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Tiranës. Partizani luan me Egnatian ndërsa Teuta luan me Kastriotin.

Të diel gjithçka nis në 13:45 me Laçi – Skënderbeu, teksa Dinamo dhe Kukësi luajnë në 16:45.

Superliga shqiptare – java 25

E shtunë, 12 mars

16:45

Vllaznia – Tirana

Partizani – Egnatia

Teuta – Kastrioti

E diel, 13 mars

13:45 Laçi – Skënderbeu

16:45 Dinamo – Kukësi