Teuta do rikthehet në “Niko Dovana”. Sfida e javës së 25 në Superligë i gjen durrsakët në shtëpinë e tyre, me FSHF që ka konfirmuar se dueli mes Teutës dhe Kastriotit që zhvillohet të shtunë në 16:45, do luhet në qytetin bregdetar.

Prej verës së vitit të shkuar dhe pas pjesëmarrjes në Europë, durrsakët kanë tetë muaj që luajën në fushë neutrale edhe si pritës.

Fusha e “Niko Dovana” iu nënshtrua një rikonstruksioni, ndërsa duket se gjithçka është gati për rikthimin e kampionëve në fuqi të Shqipërisë në shtëpi. Me 28 pikë dhe vendin e 6 pas javës së 24, duket se Teuta do marrë një forcë më shumë me zhvillimin e ndeshjeve në fushën e saj.

Fitorja e djeshme ne Rrogozhine e ka ndihmuar disi te qetesohet ate, por gjithsesi ende nuk ka siguruar asgje dhe per kete arsye, do t’i duhet te grumbulloje te tjera pike per te arritur objektivat qe ajo ka.