Pas Denis Zmijanit, edhe Arber Shytani i eshte bashkuar Akademise se KF Shkodra per sezonin e ri futbollistik. Trajneri i njohur i cili sezonin e kaluar drejtoi ekipin U17 te Akademise Vllaznia, nga sot eshte zyrtarizuar ne pankinen e te njejten grupmoshe te klubit tjeter shkodran.

Ka qene oferta e presidentit Agim Cani dhe projekti i tij, ato qe e kane bindur Shytanin t’i thoshte “po” dhe te merrte menjehere drejtimin e ketij ekipi. Ai eshte prezantuar diten e sotme dhe kjo gje behet e ditur edhe ne faqen e klubit ku shkruhet:

“Mirësevjen Arber Shytani trajneri i ri i KF Shkodra U-17. Klubi ynë po vazhdon plotësimin e të gjitha ekipeve me trajnerë me eksperiencë dhe të licencuar nga FSHF.

Sot presidenti i KF Shkodra, z. Agim Cani prezantoi trajnerin Arbër Shytani – një emër i njohur me karrierë të pasur dhe tituj rajonalë e kombëtarë me ekipet Djelmnia U-17, KF Ada (senior), KF Laçi U-19 dhe së fundi Vllaznia U-17.

Kemi besim se Arbëri do të sjellë energji, pasion dhe vizion për të ndërtuar një brez të ri futbollistësh që do të mbajnë lart emrin e KF Shkodra.

KF Shkodra i uron mirëseardhje trajnerit Arbër Shytani dhe shumë suksese në vazhdimësi! Familja e madhe sportive KF Shkodra po rritet dhe zhvillohet çdo ditë në rrugëtimin e bukur drejt sukseseve”