KF Shiroka zyrtarizon trajnerin e ri. Ai eshte italo- argjentinasi Matias Tatangelo. Lajmi i publikuar dy dite me pare nga gazeta “Shkodra Sport” kesisoj sot u shoqerua edhe me prezantimin zyrtar te ketij trajneri nga ana e presidentit te klubit Ergi Axhani.

EKSKLUZIVE/ Viti i ri nis me trajner të ri. KF Shiroka zgjedh një italo- argjentinas për pankinën e saj

Ne publikimin e bere nga ana e klubit, ka edhe nje CV te trajnerit te ri dhe duket se me te na pankine, KF Shiroka duket shume e vendosur qe te ece perpara e sigurte drejt arritjes se objektivit, ngjitjes ne kategorine e dyte. Ja postimi i klubit per trajnerin e ri:

Mirësevjen në KF Shiroka, Matias Tatangelo!

Ndërsa nisim punën për gjysmën e dytë të sezonit futbollistik 2024-2025, kemi kënaqësinë të mirëpresim në gjirin e skuadrës tonë, trajnerin Matias Tatangelo. Të bindur se përvoja e tij e gjatë në Superligën e Ekuadorit, Peru, Kolumbi dhe Argjentinë, do t’i shërbejë më së miri ecurisë dhe objektivave që ka klubi ynë, atë të ngjitjes në kategorinë e dytë.

Së bashku me trajnerin Tatangelo do të punojmë për të sjellë edhe përforcime të tjera në skuadër, që ky sezon të prezantojë në fushë një KF Shirokë krejt tjetër, më luftarake dhe që rritet ndeshje pas ndeshje. Mbyllëm një fazë të parë që ishte rezultative dhe padiskutim që gjysma e dytë e sezonit do të jetë ajo që do të shënojë përmbushjen e objektivit tonë. Na u priftë e mbara!