Mesfushori shkodran Ersi Zaganjori ka vendosur qe ne sezonin e ri te luaje ne kategorine e pare te futbollit shqiptar. Dhe eshte pikerisht Lushnja destinacioni i tij i rradhes.. Lagunarët kanë prezantuar sot Zaganjorin, që ka firmosur për një sezon me opsion rinovimi dhe për një tjetër.

Zaganjori është produkt i Vllaznisë, që ka luajtur me Kombëtaren U-19. Për herë të fundit, 20-vjeçari luajti me Feronikelin në Kosovë. Pas përfundimit të huazimit në Kosovë, Zaganjori u bë lojtari i lirë duke mos qëndruar te kuqeblutë. Mbetet për t’u parë si do shkojë eksperienca e parë për të në Kategorinë e Parë.

“KF Lushnja ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit të talentuar Ersi Zaganjori, i cili ka firmosur kontratë me klubin për sezonin 2025/26, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër (1+1).

Zaganjori vjen pas një sezoni ku ka qenë pjesë e Vllaznisë dhe Ferronikelit, duke spikatur me paraqitje të pjekura dhe rritje të vazhdueshme në fushën e lojës.

Me vizionin, teknikën dhe përkushtimin e tij, ai pritet të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën verdhejeshile në sezonin e ardhshëm.Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e KF Lushnja! Mirësevjen, Ersi”, shkruan klubi i Lushnjës.