U luajtën në orën 13:00, katër sfidat e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore, ku nuk munguan surprizat.

Në total u regjistruan plot 10 gola, teksa spikasin 3 triumfe në transfertë. E vetmja skuadrër që arriti të fitonte në shtëpi, ishte Bylisi ndaj Kukësit, ndërkohë që në përballjet e tjera triumfuan Skënderbeu, Vllaznia dhe Tirana. Fitoret e skuadrës korçare dhe asaj shkodrane erdhën në fundin e ndeshjeve.

REZULTATET :

LAÇI-TIRANA 1-2

Mazrekaj 40′ / Çelhaka 24′, Ismailgeci 78′

APOLONIA-SKËNDERBEU 1-2

Mihana 62′ / Sadriu 24′, Meksi 90+2′ (p)

KASTRIOTI-VLLAZNIA 0-1

Ardit Hoxhaj 92

BYLIS-KUKËSI 2-1

Ndreca 15′, 45′ / Kurdiç 53′ ′