Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARE10 kartonë të verdhë dhe 3 të kuq, Burreli i Samuel Nikajt...

10 kartonë të verdhë dhe 3 të kuq, Burreli i Samuel Nikajt fiton 1-0 në Peshkopi ndaj Korabit

Burreli i Samuel Nikaj ka triumfuar në transfertë përballë Korabit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë së Parë. Sfida që u zhvillua në stadiumin e Peshkopisë, përfundoi 0-1.

Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Koka në minutën e 84-t, duke i dhënë fitoren matjanëve. Ndërkohë që arbitri nxorri nga xhepi 10 kartonë të verdhë dhe 3 të kuq.

Si fillim me karton të kuq u ndëshkua Lleshaj i Burrelit, ndërsa pak minuta më vonë e pësoi Taulant Marku i Korabit. Në mbyllje të sfidë s’u kursye një tjetër karton i kuq, për Gjikolajn e matjanëve. 

Kështu, pas kësaj sfide, Burreli shkon në vendin e 6-të me 23 pikë. Ndërkohë që, me 3 pikë më pak, dibranët bien në “zonën e ftohtë” të renditjes, në vendin e 9-të.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments