HomeKRYESORE100 milionë euro për Jose Mourinhon, portugezi vendos të ardhmen

100 milionë euro për Jose Mourinhon, portugezi vendos të ardhmen

Jose Mourinho nuk ka zgjedhur paratë. Trajneri portugez ka pasur një ofertë nga Kina, ku i është ofruar një kontratë 3 vjeçare, që do të përfitonte 100 milionë euro, më shumë se 30 milionë euro në vit.

Megjithatë, kjo nuk e ka tunduar “Special One” për t’u larguar nga Europa, aty ku luhet futbolli më i fortë dhe më elitar në botë.

Nëse Mou do të kishte pranuar, atëherë kjo do të ishte konntrata më e lartë në historinë e futbollit për një trajner, raportojnë mediat italiane.

Që nga shkarkimi i tij nga Manchester United gjysmën e sezonit të kaluar, Mourinho nuk është rikthyer më në trajnim, e ndërsa mbetet për t’u parë aventura e radhës për 56 vjeçarin./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments