Javën e ardhshme pritet të startojë kampionati i 21 vjeçarëve i cili siç dihet zhvillohet për herë të parë në vendin tonë. Vllaznia U21 do të jetë njëri ndër ekipet pjesmarrëse dhe ai ka kohë që përgatitet për startin e tij.
Pas disa miqësoreve të zhvilluara në Shkodër, sot kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasanaj kanë zhvilluar një përballje miqësore ndaj njërit prej kundërshtarëve në kampionatit, ekipit Teuta U21.
Ndeshja është luajtur në Durrës dhe është fituar me rezultatin 4-2 nga ekipi shkodran i cili duket se është gati tashmë për startin e kampionatit.
Vllaznia U21 e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Në portë ka qenë shtatëlarti Shkoza, e për të vijuar me mbrojtjen ku kanë luajtur Peku, Sekja, Kraja e Bushaj.
Në mesfushë janë aktivizuar nga minuta e parë Mali, Leka e Dulaj, ndërsa treshja e manovrës sulmuese ka qenë e përbërë nga Rrasa, Deda dhe Osmani.
Duhet thënë se ndeshja ka nisur më mirë për vendasit të cilët edhe kanë shënuar një gol duke bërë pjesa e parë të mbyllej në shifrat 1-0 për Teuta U21. Në fillimin e pjesës së dyytë durrsakët kanë shënuar edhe një gol tjetër duke krijuar përshtypjen se takimi u mbyll këtu.
Por shkodranët nuk kanë qenë dakord me këtë. Falë edhe përgatitjes më të mirë fizike, ata kanë dominuar në të gjitha drejtimet në pjesën e dytë.
Fillimisht ka qenë Eraldo Deda që ka ngushtuar shifrat dhe më pas Osmani ka barazuar rezultatin ndërkohë që në minutat e fundit ka qenë Stafa që ka shënuar dy gola duke bërë që i gjithë takimi të mbyllej me rezultatin 4-2 në favor të Vllaznia U21.
Në pjesën e dytë përveç autorit të dy golave- Stafës, janë aktivizuar edhe Dodani, Ivziku, Xhahysa e Trashani. Të hënën ndërkohë në orën 11.00 do të hidhet shorti i kampionatit dhe Vllaznia U21 do të mësojë edhe kundërshtarët e ardhshshëm./SHKODRA-SPORT.COM/