Partizani është treguar aktiv së fundmi në merkato, duke afruar disa lojtarë cilësorë. Mes tyre ka qenë edhe Aldo Teqja, ish-portieri i Skënderbeut. Mirëpo, Teqja nuk ka qenë preferenca e parë e kampionëve të Shqipërisë.

Burime për newsport.al, bëjnë me dije se kampionët e vendit ishin shumë të interesuar për portierin e Vllaznisë, Alen Sherri, dhe madje kanë ofruar 15 mijë euro për shërbimet e tij, duke e pasur si portier të dytë, por shkodranët nuk e kanë lënë të lirë lojtarin, sepse kërkonin më shumë lekë. Kjo ka qenë edhe arsyeja që Partizani të ndërronte “drejtim”, duke afruar Aldo Teqjan nga korçarët.

Kujtojmë që Partizani është kthyer nga Sllovenia, nga ku kreu edhe fazën përgatitore, e ndërsa tashmë po vijon me intensitet fazën përfundimtare të përgatitjeve për ndeshjen e parë në Champions League ndaj Qarabag më 10 korrik.

Fakti qe Vllaznia se ka pranuar kete oferte tregon qarte se ajo i beson ketij portieri dhe padyshim qe nuk do ta lejoje te largohet ne asnje menyre. Skuadra e ardhshme nis pikerisht prej tij dhe shpresat jane per te bere gjera te mira.