Wednesday, February 25, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE15 ndeshje- 15 fitore, Shkodra U17 e Arbër Shytanit ecën e sigurtë...

15 ndeshje- 15 fitore, Shkodra U17 e Arbër Shytanit ecën e sigurtë drejt Superiores

15 ndeshje- 15 fitore. 74 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuar. Kjo janë statistikat e ekipit Shkodra U17 që drejtohet nga trajneri Arbër Shytani. Me 45 pikë të plota të grumbulluara deri më tani, ky ekip jo vetëm kryeson bindshëm renditjen e kategorisë së parë, por edhe ecën i sigurtë drejt kategorisë superiore.

Një ecuri e shkëlqyer, çka tregon më së miri për punën e shkëlqyer që ky trajner ka bërë me grupin e lojtarëve që ka në dispozicion. Kundërshtari më i afërt është ekipi i Egnatias me 9 pikë më pak se ekipi shkodran, çka tregon qartë diferencën mes tyre.

Shkodra U17 funksionon në mënyrën e duhur dhe ajo ka në përbërje lojtarë me aftësi të mira, por kyçi i suksesit duket se është harmonia dhe grupi i krijuar. Një meritë të madhe për këtë gjë padiskutim ka trajneri Shytani.

Gazeta mëson se në fundin e dhjetorit dhe fillimin e janarit, në adresë të tij ka patur disa oferta nga ekipe të tjera, por ai nuk ka preferuar të largohet sepse ka dashur ta çojë deri në fund punën e nisur me këtë ekip dhe në fakt do të ishte mëkat që kjo ecuri të ndërpritej.

Si rrjedhojë sukseset vazhdojnë dhe Arbër Shytani padiskutim që ndihet mirë me fitoret e njëpasnjëshme dhe afrimin gjithnjë e më shumë me objektivin e tij, ngjitjen në Superiore.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments