Abissnet Superiore mbylli ditën e djeshme javën e 13-të me sfidën e luajtur në Laç, Laçi-Tirana e mbyllur me fitoren 1-0 për vendasit.

Tashmë është zbuluar edhe axhenda për javën e ardhshme e cila do të luhet në 3 ditë dhe orare të ndryshme. Java e 14-të do të nisë ditën e premte me ndeshjen, Dinamo-Vllaznia e cila do të luhet në orën 19:45.

Të shtunën do të luhen dy ndeshjet e radhës, Egnatia-Laçi në orën 13:45 dhe Skënderbeu-Kastrioti në orën 16:45. Dita e diel rezervon dy supersfida, fillimisht, Kukësi-Partizani në orën 16:45 dhe në mbrëmje në orën 19:45 do të jetë përballja Tirana-Teuta që mbyll edhe javën e 14-të.

Abissnet Superiore, java 14-të:

E premte, 17.12.2021

19:45 Dinamo – Vllaznia

E shtunë, 18.12.2021

13:45 Egnatia – Laçi

16:45 Skënderbeu – Kastrioti

E diel, 19.12.2021

16:45 Kukësi – Partizani

19:45 Tirana – Teuta