Ne gushtin e kaluar ka mbushur 17 vjeç por Marçelino Preka po behet çdo dite e me shume protagonist edhe ne Kategorine Superiore.
Jane drejtuesit e Bylisit te cilet po i besojne shume ketij lojtari. Ata e kane marre ne vere nga KF Shkodra dhe po e promovojne, me idene per ta shitur me pas ne nje klub europian.
Kete gje e tregon me se miri se futbollisti shkodran ka luajtur se fundi ne dy ndeshje brenda 48 oreve. Ka luajtur fillimisht me ekipin e te rriturve te premten pasdite ne ndeshjen kunder Teutes kur eshte aktivizuar nga ana e trajnerit Dovedan ne minuten e 70-te te ndeshjes.
Nderkohe, pasditen e sotme ky lojtar ka luajtur edhe me ekipin e 21 vjeçareve te Bylisit ne ndeshjen e kampionatit ndaj Akademise se Futbollit.
17 vjeçari Preka ka luajtur per 60 minuta si titullar me ekipin ballshiot, madje ka qene edhe autor i njerit prej golave te shenuar ne fitoren e thelle 5-0 te ekipit te tij. Nje tregues ky qe drejtuesit e Bylisit po investojne tek ky lojtar dhe me siguri qe shume shpejt do te perfitojne prej tij.
Ne ndeshjen e sotme nderkohe, shkodrani tjeter Eridon Qardaku ka shenuar dy gola per Bylis U21, çka do te thote se shkodranet jane shnderruar ne protagoniste tek kjo skuader./SHKODRA-SPORT.COM/