Ka mbushur 19 vjeç nje muaj me pare dhe nga sot ka nise te beje realitet endrren e tij te madhe, veshjen e fanelles kuqeblu. E kemi fjalen per mesfushorin Rejan Alivoda.
Themi ka nisur sepse ai per momentin ka zhvilluar pasditen e sotme seancen e pare stervitore me ekipin e Vllaznise nderkohe qe ne ditet ne vijim pritet te firmose edhe kontraten e tij te pare si futbollist profesionist.
E kishte paralajmeruar vete presidenti Xhaferi dy dite me pare se Alivoda do te ishte nje tjeter futbollist i ekipit te te rinjve qe do te bashkohej me ekipin e pare dhe keshtu ka ndodhur.
Ne fakt per te dhe Pjeshken, nje tjeter futbollist te ardhur nga ekipi i te rinjve, nje avantazh shume i madh eshte prania ne stafin teknik te ekipit pare tashme te trajnerit te tyre tek ekipi U19, Vioresin Sinanit.
Ai do te jete nje mbeshtetje e madhe per keta futbolliste dhe jo vetem. Nderkohe ne ditet e ardhshme pritet qe me ekipin e pare ne stervitje te bashkohet edhe ndonje futbollist tjeter nga ekipi i te rinjve te Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/