Dashuria për kombëtaren shqiptare është aq e madhe, saqë nuk pyet as për mijëra kilometra të përshkuara. Rastin më të freskët na e servir Fatmir Doda.

Është nga Kraja e Ulqinit dhe zemra e tij rreh fort kuqezi. Në ditën e ndeshjes së Shqipërisë kundër Francës, ai s’mund të mungonte në stadiumin e ri kombëtar.

Përshkoi rreth 2 mijë kilometra duke udhëtuar nga Siegeni në Tiranë për një ndjenjë që zgjat vetëm 90 minuta. Ishte prezent në “Air Albania Stadium” së bashku me “bacën” Sadik Maxharraj, promovues i vlerave shqiptare, raporton newsport.al.

Edhe pse kuqezinjtë u mposhtën, ata ndihen fituan. Fituan lumturinë, gëzimin teksa panë veten mes 22 mijë shqiptarëve duke brohoritur për flamurin më të bukur në botë.