Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE2 ndeshje në një orar, SUPERLIGA shqiptare mbyll sot javën e parë

2 ndeshje në një orar, SUPERLIGA shqiptare mbyll sot javën e parë

Kategoria Superiore e futbollit do zhvillojë sot dy ndeshjet e mbetura për javën e parë.

Në 13:45 në fushë do zbresin katër skuadra, me emocionet që janë të forta në Kamëz dhe Rrogozhinë. Kastrioti luan me Dinamon, ndërsa Egnatia pret në stadiumin e vet Kukësin.

Në Kamëz, krutanët luajnë kundër Dinamos të rikthyer pas nëntë vitesh në elitë. Blutë e Bledi Shkëmbit kërkojnë ta nisin mbarë këtë sezon, me emrat e mëdhenjë në ekip që nuk mungojnë.

Ndeshje emocionuese edhe në Rrogozhinë, me Maganin që ka përgatitur “kurthin” për verilindorët e Longos. Kujtojmë se pas 16 vitesh Egnatia luan sërish këtë sezon në Superligë./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments