Vllaznia ka vijuar edhe sot me përgatitjet për ndeshjen me Tiranen. Shkodranet kanë zhvilluar paradite seancën e parë, ndërsa pasdite edhe te dyten. Trajneri Brdariç e ka parë të arsyeshme të marrë këtë vendim për të mbajtur në formë lojtarët në këtë periudhë pushimi të kampionatit.

Kuptohet qe koha ne dispozicion nuk eshte shume e mjaftueshme sepse ekipi do te kthehet te dielen ne Shkoder, megjithate ne keto pak dite megjithate stafi po mundohet ta shfrytezoje ne maksimum.

Kjo per t’u dhene lojtareve ngarkesat e duhura fizike, por edhe per te punuar si ne aspektin teknik ashtu edhe ate taktik. Ja çfare shkruhet ne faqen e klubit Vllaznia per stervitjen e sotme:

“Vllaznia ka vijuar sot me programin e saj stërvitor në ditën e dytë të përgatitjeve që po zhvillon në Ulqin. Stafi teknik ka zhvilluar dy seanca, një paradreke dhe një pasdreke dhe gjithçka shkoi mirë sa i takon marrjes së ngarkesave fizike nga lojtarët dhe po ashtu edhe në aspektin teknik dhe taktik”./SHKODRA-SPORT.COM/