Kohe kaosi dhe pandemie, megjithate ethet e merkatos vazhdojne te jene prezente çdo dite e me shume ne futbollin boteror dhe veçanerisht ate italian qe njihet per menaxhimin e futbollisteve.

Si rrjedhoje, çdo dite e me shume shtohen zerat ne lidhje me mbrojtesin shkodran te Verones Marash Kumbulla, per te cilin ka serish shume zera per te ardhmen e tij.

Ai është një nga lojtarët shqiptar më të kërkuar të momentit. Mbrojtësi bëri debutimin e tij me Hellas Veronën këtë sezon dhe që nga momenti i parë nuk e humbi më vendin e titullarit.

Paraqitet pozitive kanë bërë që shumë skuadra të kthejnë sytë nga Kumbulla. Inter, Napoli, Lazio apo edhe skuadra në Premier League kanë kërkuar informacion dhe kanë nisur bisedimet me Veronën.

Së fundmi në mediat italiane raportohet se edhe Fiorentina është futur seriozisht në garë për mbrojtësin e Kombëtares. Pas firmës me Ambrat, drejtuesit e klubit kanë gati 20 milionë euro për kartonin e Kumbullës./newsport/