Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE20 vjetori i grupimit 'Vllaznit Ultras', reagon klubi shkodran: Nga brezi në...

20 vjetori i grupimit ‘Vllaznit Ultras’, reagon klubi shkodran: Nga brezi në brez, krenari për ngjyrat kuq e blu!

Për Vllazninë e sotmja është një ditë feste. Tifogrupi më i madh i skuadrës shkodrane, Vllaznit Ultras festojnë 20-vjetorin e krijimit. E në këtë ditë, nuk kishte sit ë mungone në urim special nga klubi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi ka uruar mbështetësit e skuadrës, duke nënvizuar se po i qëndrojnë besnik ekipit prej 20 vitesh. Gjithashtu shkruajnë se brez pas brezi gjithmonë janë krenarë për përkushtimin dhe pasionin që nuk u shua kurrë.

20 VJET VLLAZNIT ULTRAS”

20 vite pasion.

20 vite besnikëri pa kushte.

20 vite zë që nuk u shua kurrë.

Vllaznit Ultras janë zemra që rreh në tribunë, zëri që nuk hesht në ditë të vështira dhe forca që e shtyn ekipin përpara në çdo betejë.

Nga brezi në brez, nga fitoret te sfidat – gjithmonë pranë Vllaznisë.

Respekt për historinë tuaj.

Mirënjohje për përkushtimin.

Krenari për ngjyrat kuq e blu.

Vllaznia është më shumë se klub – është identitet.

Gëzuar 20-vjetorin, Vllaznit Ultras!”, ka shkruar klubi shkodran. Vlen të theksohet se ditën e nesërme Vllaznia do të duelojë me Tiranën në Klasiken e Shqipërisë, duel ky që do të luhet në “Selman Stërmasi” në orën 13:30. Ndërkohë aktualisht nuk po kalojnë aspak një moment të mirë në kampionat, ku prej 5 javësh nuk e njohin fitoren në Superiore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments