Beselidhja ka nisur perpjekjet per te forcuar skuadren sepse e pret nje gjysem e dyte e sezonit shume e veshtire sepse i duhet te lere sa me shpejt fundin e renditjes, por kjo padyshim qe nuk do te jete e lehte.

Per kete arsye, drejtuesit kane nisur te punojne per te forcuar ekipin me lojtare cilesore dhe ditet e fundit kane zyrtarizuar nje tjeter marreveshje. Behet fjale per firmosjen e kontrates me futbollistin Robert Limi.

Ky i fundit eshte me origjine nga Brazili dhe luan ne rolin e mesfushorit. Klubi lezhjan ka bere te ditur se me kete futbollist eshte firmosur nje kontrate trevjeçare sepse shpresojne shume ne aftesite e tij.

Kujtojme qe pas 13 javesh kampionat, Beselidhja ka arritur te grumbulloje vetem 10 pike, me 2 fitore te arritura, 4 barazime dhe 6 humbje. Si rrjedhoje e kesaj ecurie negative, ajo mban vendin e fundit ne renditje, por ky vend pritet te lihet shume shpejt prapa sepse drejtuesit po investojne per te ndertuar nje skuader me cilesore./SHKODRA-SPORT.COM/