Egnatia dhe Erzeni e kane mbyllur ne barazim ndeshjen e luajtur ne mes tyre ne stadiumin e Rrogozhines. Ne fund te 90 minutave jane sigluar shifrat 1-1, nderkohe ky takim ka patur edhe dy gola te anulluar pas sinjalizimit te sistemit VAR.
Duhet thene se takimi ka qene shume i bukur teksa te dyja skuadrat jane perpjekur maksimalisht per te marre me te miren e mundshme dhe nderkohe pavaresisht perpjekjeve te tyre nuk ka patur gol prandaj dhe gjithçka eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0.
Ne te dyten nderkohe Egnatia kaloi e para ne avantazh pas 11-metershit te kthyer ne gol nga Jackson. Por tre minuta me vone ka ardhur goli i barazimit shenuar nga Sadiki me koke pas nje topi te ardhur nga flamuri i kendit.
Pas ketij momenti do te kishte dy gola, nga nje per secilen skuader por ato do te anulloheshin pas sinjalizimit te sistemit VAR dhe ne kete menyre dy ekipet jane ndare ne paqe duke marre nga nje pike ne kete ndeshje.
Egnatia 1-1 Erzeni
(Jackson 55′ p/ Sadiki 58′)
EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Atanda, Kacbufi, Mëllugja, Fernando, Musta, Zejnullai, Xhekson, Duamena.Trajner: Shpëtim Duro
ERZENI: Xhika, Iljazi, Enk, Sadiki, Peposhi, Mehmeti, Krviçiç, Alan, Ademi, Nonato, Kadriu.Trajner: Xhevahir Kapllani