Shkodra u zgjua me një lajm të trishtë ditën e sotme. Tifozi veçantë Edmond Spathari, I cili gjithë jetën e tij ia dedikoi ekipit të zemrës, u nda nga jeta. Mondi, në moshën 55 vjeçare u nda nga jeta, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e cila arriti ta mposhte atë.

Mungesa e tij në stadiumet e Shqipërisë do jetë e madhe pasi ishte një tifoz tepër i veçantë. Gjatë gjithë jetës së tij, nuk është kursyer kurrë për Vllazninë, duke shpenzuar shumë për të ndjekur nga afër dhe përkrahur ekipin e zemrës.

Presidenti i klubit shkodran Alban Xhaferi i prekur nga ky largim i trishtë, në një postim të tij në rrjetet sociale ka përcjellur mesazhin e tij:

‘’Largimi I Mondit nga kjo botë na trishtoi shumë, zoti e mëshiroftë. Ngushëllime familjarëve dhe gjithë tifozerisë kuqeblu, i cili ka dhënë gjithçka për Vllazninë.