Uerdi Mara është lojtari tjetër që pritet të firmosë në ditët në vazhdim me fanellën e Partizanit.23-vjeçari ishte prej kohësh në negociata me “demat” dhe vetëm dje është arritur akordi total. Ne fakt, ne gare per te u fol ditet e fundit se ishte edhe Vllaznia, por ne fund duket se ka qene Partizani qe po e fiton kete gare.

Sipas “Panorama Sport, fantazisti kishte një mosmarrëveshje në lidhje me pagën që do të marrë te të kuqtë, por gjithçka duket se po shkon mbarë dhe shumë shpejt sulmuesi do të udhëtojë me skuadrën në Slloveni për fazën përgatitore.

Mara njihet për elegancën e tij me topin në këmbë. Roli i tij është si numër 10, teksa me Skënderbeun ishte titullar absolut në sezonin e fundit.

Korçari luajti 34 ndeshje dhe dhuroi 5 asiste, pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës.Partizani pritet të jetë aventura e parë jashtë Korçës për Marën, që është formuar te Skënderbeu dhe ka debutuar me korçarët në futbollin profesionist.