Beselidhja e Lezhes eshte realiteti i ri i basketbollit shqiptar te meshkujve. Ajo i ka mundur me rradhe te gjithe ekipet perfshi ketu edhe ato me shume emer si Tirana, Vllaznia e Teuta dhe kryeson me merite renditjen e kampionatit duke hedhur kesisoj kandidaturen e saj per titullin kampion kete sezon.

Nje shnderrim i madh i kesaj skuadre e cila erdhi ne fillim te sezonit nga kategoria e pare dhe ndonese nuk i luan ndeshjet ne Lezhe por ne Tirane (si rrjedhoje e mungeses se nje pallati sporti), ia ka dale te triumfoje deri tani me sukses.

“Arkitekti” kryesor padyshim qe eshte trajneri i saj, shkodrani i mirenjohur Afrim Bilali. Ne nje interviste te dhene per mediat, ai eshte shprehur ne kete menyre per ecurine e deritanishme te Beselidhjes:

“Besëlidhja merr pjesë për herë të parë në Superligë, një ekip i formuar për të qenë pjesë e “play off”-it. Të them të vërtetën, që në momentin që kam pranuar sfidën, apo të marr përsipër drejtimin e Besëlidhjes, pikësynimi dhe dëshira ime kanë qenë gjithmonë që të jemi në krye të tabelës dhe të luftojmë për çdo trofe. Sigurisht që nuk është e lehtë, përkundrazi është shumë e vështirë, pasi ky kampionat është mjaft i fortë. Një kampionat që ka shumë surpriza, të gjitha ekipet janë shumë afër njëra-tjetrës, pra niveli i skuadrave është pothuajse i njëjtë.

Por Besëlidhja është aty ku e meriton që të jetë, në vend të parë. Rruga është akoma e gjatë, pasi na presin edhe 6 javë para “play off”-it. Faza e fundit do të jetë shumë e vështirë, sepse do të konsolidohen edhe vendet përfundimtare. Të gjithë djemtë e skuadrës janë në përmirësim dhe në konsolidim e sipër, në mënyrë që në “play off” të jemi në performancën më të mirë të mundshme. Objektivi final, pa dyshim që është fitimi i titullit kampion. Mendoj se jemi pretendentë për të fituar kampionatin, por nuk është e thjeshtë”.

Bilali e ka nisur karrieren tek Vllaznia por eshte larguar shpejt prej saj, nderkohe qe provoi te rikthehej si trajner, por erdhi ne periudhen e gabuar, pikerisht kur ndodhi pandemia dhe u largua serish. I pyetur nese ndjen keqardhje per situaten aktuale qe po kalon Vllaznia e basketbollit, ai eshte shprehur:

“Realisht më vjen keq që është në vend të fundit, por siç dihet kur mungon baza financiare nuk mund të presësh shumë nga trajneri apo lojtarët aktualë të Vllaznisë. Më vjen keq që një qytet i tillë si Shkodra, që për vite me radhë ka ushqyer të gjitha ekipet e Shqipërisë dhe Kombëtaren, sot vjen në një pikë ku rrezikon rënien nga kategoria.

Është për të ardhur keq që një qytet i madh, me kulturë dhe edukatë sportive, të mbërrijë në këtë pikë. Me këtë rast dua që t’i bëj thirrje Bashkisë Shkodër dhe të gjithë njerëzve që e duan dhe mbështesin Vllazninë, që t’i kthejnë sytë edhe nga basketbolli, sepse është për të fatkeqësi që skuadra të përfundojë në Kategorinë e Parë”.

Trajneri Bilali nderkohe ka folur edhe per problemin e mosluajtjes se ndeshjeve ne Lezhe si dhe per mbeshtetjen e madhe qe ka nga pushteti lokal dhe sponsore te ndryshem te cilet jane dhe kyçi i suksesit te deritanishem i kesaj skuadre.

“Tifozët janë mbështetja kryesore e ekipit. Çdo javë e më tepër ata bëhen më të ndërgjegjshëm që Besëlidhja tashmë është një ekip serioz dhe realisht po bën të pabesueshmen në syrin e të gjithë lezhjanëve, duke u renditur në vend të parë dhe duke u ndeshur me skuadra me emër si Tirana, Teuta, Kamza, Apolonia dhe Vllaznia. Përballja me dinjitet ndaj këtyre skuadrave ka bërë që edhe tifozët të jenë më të pranishëm në pallatin e sportit dhe me sa kam vënë re mbështetja e tyre për ekipin po rritet gjithmonë e më tepër.

Jo vetëm për Besëlidhjen, por për çdo skuadër tifozët janë lojtari i gjashtë në fushë. Janë mbështetja morale dhe kuraja që u jepet lojtarëve në momentet më të vështira, apo brohoritja në momentet pozitive. Mendoj që tifozët duhet të jenë akoma më të pranishëm në numër në të gjitha ndeshjet në pallatet e sportit, kudo ku luhet basketboll, pasi është një sport atraktiv, i bukur dhe vërtetë këtë vit ndeshjet kanë qenë shumë të bukura dhe me rivalitet. Me këtë intervistë gjej rastin që t’u bëj thirrje të gjithë tifozëve për të gjitha ekipet, që të jenë pjesë e ndeshjeve, sepse sporti bëhet për ta.

Besëlidhja është këtu falë mbështetjes së Bashkisë Lezhë, mbështetjes së sponsorëve dhe dashamirësve të këtij ekipi dhe falë një menaxhimi serioz nëpërmjet të cilit kushtet e lojtarëve, stërvitja, baza materiale dhe çdo gjë ka qenë në perfeksion. Realisht është për t’u përshëndetur menaxheri i Besëlidhjes, i cili është pjesë e pandarë e ekipit për çdo gjë gjatë të gjithë kohës, për të plotësuar çdo nevojë për skuadrën, në mënyrë që të mos na mungojë asgjë, por të mendojmë vetëm për të luajtur basketboll. Pra, dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për bordin drejtues dhe menaxherin e Besëlidhjes për gjithçka që po bëjnë për ekipin”- eshte shprehur trajneri Afrim Bilali./SHKODRA-SPORT.COM/