Ka mbetur edhe me pak se nje ore nga momenti kur Vllaznia do te mesoje emrin e kundershtarit me te cilin do te ndeshet ne turin e dyte te “UEFA Europa Conference League” dhe padyshim qe emocionet jane te medha.

Por me shume emocione nga te gjithe padyshim qe do te kene presidenti Alban Xhaferi dhe sekretari Blendi Dibra te cilet ndodhen ne Nion te Zvicres dhe do jene ne salle duke pritur perzierjen e goglave qe do te nxjerrin edhe emrin e ekipit kundershtar.

Ne pamje te pare nuk kemi luksin per te menduar se cili kundershtar nga 6 te mundshmit mund te jete me i doberi, por gjithsesi drejtuesit shkodrane kane edhe ato preferencat e tyre qe ne fakt nuk i kane shprehur por jane ne pritje te shortit.

E vetmja gje qe presidenti Xhaferi ka thene eshte se deshiron qe ndeshja e pare te jete jashte dhe e kthimit ne Shkoder. Kujtojme qe datat e percaktuara nga UEFA per turin e dyte jane 21 dhe 28 korrik./SHKODRA-SPORT.COM/