FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDinamo e pëson në shtesa dhe i jep fund Europës për këtë...

Dinamo e pëson në shtesa dhe i jep fund Europës për këtë sezon

Pas barazimit 1-1 në “Elbasan Arena”, Dinamo është mposhtur sonte me përmbysje nga Pafos në transfertë. Sfida e vlefshme për play-off të Conference League, përfundoi 4-2.

Në fakt ishin dinamovitët që kaluan të parët në avantazh me Fadairo që në minutën e 8-të. Ndërsa 5 minuta më vonë, vendasit e Pafos gjetën golin e barazimit me Sema.

Në minutën e 78-të, qipriotët gjetën edhe golin e përmbysjes me Ioannou. Mirëpo, Dinamo gjeti forcën për të reaguar, duke rikthyer barspeshën në të 87-tën, e duke çuar sfidën në shtesën e madhe.

Pikërisht në 30 minutat e shtesës, ekipi i Ilir Dajës pësoi edhe golin e 3-të, pasi Quina gjeti rrugën e rrjetës në të 116-tën. Në të 121-të erdhi edhe goli i katërt me Anderson Silva. 

Pafos 4 – 2 Dinamo (4-3)

(Sema 13′, Ioannou 78′, Quina 115′, Anderson 120+1′ / Fadairo 9′, Silva-Richards 87′)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments