Sot u zhvillua një tjetër ndeshje e Kategorisë Superiore, ajo mes Egnatias dhe Erzenit që u mbyll në barazim.

Por ajo që ra në sy në stadiumin “Arena Egnatia” ishte një pankartë në mbështetje të këngëtarit Luiz Ejlli. Ai është banor i BBV dhe një ndër më të preferuarit të publikut.

Pas polemikave të shkaktuara në rrjet mbështetja për të, është treguar edhe gjatë kësaj sfide. Në pankartë shkruhej: Ti je Luani! Ne kete menyre, kengetari shkodran duket se ka bere per vete jo vetem bashkeqytetaret e tij.

Ne shume ambjente sportive emri i tij permendet vazhdimisht dhe te shumte jane ata qe po e mbeshtesin. Diçka shume interesante kjo, kur nderkohe nga ana tjeter, te gjithe e dine se Luizi eshte nje tifoz i zjarrte i Vllaznise.