Klubi i Vorës ka vendosur t’i besojë vazhdimësinë projektit teknik, duke konfirmuar në stol edhe për sezonin e ardhshëm trajnerin Arjan Bellaj. Pas një sezoni pozitiv dhe arritjes së objektivit të mbijetesës, drejtuesit e klubit nga periferia e kryeqytetit, kanë zgjedhur stabilitetin, duke rinovuar bashkëpunimin me teknikun gjirokastrit. Lajmi është konfirmuar nga Vora, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
NJOFTIMI I KLUBIT:
Arjan Bellaj rinovon edhe nje sezon me Vorën
Klubi i Vores do te vazhdoje bashkepunimin me trajnerin Arjan Bellaj edhe per nje sezon tjeter. Pas rezultateve pozitive dhe punes se shkëlqyer te bere ne drejtimin e skuadres, presidenca dhe tekniku kane shtrenguar duart per te vijuar projektin edhe ne edicionin e ardhshem.
Drejtuesit e klubit jane shprehur te kenaqur me ate qe Bellaj ka arritur ne krye te Vores, sidomos me objektivin madhor te realizuar, qendrimin e ekipit ne Superlige. Nen drejtimin e tij, skuadra tregoi karakter, disipline dhe rritje te vazhdueshme gjate sezonit, duke fituar respektin e tifozeve dhe te opinionit sportiv.
Presidenca vlereson jo vetem rezultatet ne fushe, por edhe punen profesionale, seriozitetin dhe atmosferen pozitive qe trajneri ka sjelle ne ekip. Kjo ishte arsyeja kryesore qe palet vendosen te vazhdojne bashkepunimin edhe per nje vit tjeter.
Arjan Bellaj nga ana e tij ka falenderuar drejtuesit per besimin e dhene dhe eshte shprehur optimist per sezonin e ri, ku Vora synon te paraqitet edhe me e forte dhe me pretendime me te medha ne elitën e futbollit shqiptar.
Me rinovimin e trajnerit, klubi i Vores jep nje sinjal te qarte per vazhdimesi dhe stabilitet, duke synuar te konsolidohet gjithnje e me shume ne Superlige.


