Thursday, May 14, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMario Mitaj asist në fitoren e Al Ittihad. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare...

Mario Mitaj asist në fitoren e Al Ittihad. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ndër më të mirët në fushën e lojës

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mario Mitaj ka bërë një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e mbrëmjes së sotme për skuadrën e tij Al Ittihad. Ai ka dhënë asistin e golit të parë të kësaj ndeshje që në minutën e 3-të duke i hapur rrugën fitores 3-1 të kësaj skuadre.

Si zakonisht ai ka spikatur me lojën në krahun e majtë dhe në njërën prej këtyre daljeve deri në fundore, ka pasuar saktë për Houssem që e e ka dërguar topin në rrjetë. Pikërisht për këtë performancë të mirë, Mitaj është vlerësuar me notën 7.6 nga SofaScore duke qenë i treti ndër më të vlerësuarit pas dy autorëve të golave, Diaby autor i dy golave dhe Houssem.

Ndeshja e sotme ka qenë e vlefshme për raundin e 33-të në kampionatin arab dhe fitorja i ka bërë shumë punë Al Ittihad që e mbylli kampionatin në vendin ee pestë duke siguruar njëkohësisht edhe një vend për kualifikueset në Champions-in aziatik.

Mario Mitaj në këtë mënyrë i ka mbyllur një mbyllje ashtu si duhet kampionatit duke treguar edhe njëherë aftësitë e tij edhe në kampionatin arab të futbollit, aty ku dhe ka provuar ndjesinë e të shpallurit kampion sezonin e kaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments