Egnatia ka vazhduar serinë horror në Superiore përballë skuadrave që luftojnë për mbijetesë sepse pas humbjeve përballë Tiranës e Flamurtarit, ka koleksionuar të tretën radhazi përballë Vorës.
Ndeshja është mbyllur shumë shpejt që në pjesën e parë, fillimisht me një gol që erdhi si dhuratë e portierit Tandilashvili për Kasallën. Ndërsa më pas ishte VAR-i ai cili akordoi penalltinë me të cilën po Kasalla dyfishoi shifrat.
Në vijim, Egnatia provoi të gjente golin por pa sukses, edhe pse luajti në pjesën e dytë me tre qendërsulmues, pasi krijoi pak e shpërdori disa mundësi të mira para portës. Kësisoj, në fund doli kokulur nga fusha e lojës në një mbyllje sezoni ku pak nga pak edhe rrogozhinasit po dorëzohen në luftën për titullin në Superiore.
Nga ana tjetër Vora mori tre pikë të arta për klasifikimin duke mbajtur hapin e Tiranës dhe Bylisit që bënë të njëjtin rezultat këtë javë.
EGNATIA 0-2 VORA
4′, 26′ (p) Kasalla


