Ernest Muçi është duke kaluar një periudhë shumë të mirë në karrierën e tij.
Ish-lojtari i Tiranës arriti të shijonte edhe një gol me fanellën e Shqipërisë, teksa te Legia e Varshavës ka dhuruar jo pak spektakël.
Por tani ka ardhur koha që Muçi të provohet në elitën e Europës, atë të vërtetën.
Sipas burimeve, thuhet që marrëveshja pritet të mbyllet me sukses dhe Muçi të jetë pjesë e La Liga në sezonin e ardhshëm.