Vladimir Putin, presidenti rus ka deklaruar sot se vendi i tij ishte përballur me rreth 25 milionë sulme kibernetike gjatë Kupës se Botës. Keshtu raporton francezja L’equipe.

“Gjatë periudhës së Kupës se Botës, rreth 25 milionë sulme kibernetike dhe akte të tjera kriminale në strukturat e informacionit në Rusi, disi të lidhura me Kupën e Botës, janë neutralizuar “, tha Vladimir Putin, president i Rusisë, për një takim të së dielës me shërbimet e sigurisë ruse.

Presidenti rus, fjalimet e të cilit u transmetuan të hënën nga Kremlini, nuk dha më shumë informacion mbi natyrën e këtyre sulmeve kibernetike.

“Pas këtij suksesi qëndron një punë shumë e rëndësishme përgatitore, operative, analiza dhe informacione, kemi përdorur të gjitha forcat tona, përqendrimi ynë ishte në maksimum”, tha Putin.