Kukësi fitoi 1-0 me Skënderbeun pasditen e sotme në kuadrin e javës së 17-të të Abissnet Superiore, me golin e shënuar nga sulmuesi Vasil Shkurtaj.

Ndërkohë, ajo që ra në sy, ishte paraqitja e mirë e sulmuesit shkodran, Ardit Nikaj, i cili u aktivizua në minutën e 69’, teksa i dha një tjetër impuls lojës së korçarëve në manovrën sulmuese, ne ato 25 minuta qe luajti.

Faktikisht, sulmuesi shkëlqeu me Akademinë e Vllaznisë, dhe ishte një lojtar me të dhëna shumë të mira, por çuditërisht edhe pse iu ofrua kontrata, ai nuk preferoi të qëndronte në Shkodër.

Si rrjedhojë më vonë arriti një marrëveshje për kalimin te Skënderbeu. Lojtari është një nga të rinjtë premtues të skuadrës së tij, por edhe gjithë Kategorisë Superiore.

Kujtojmë se kjo ndeshje u luajt në “Loro Boriçi” në Shkodër, teksa Nikaj kishte edhe mbështetjen e atyre pak tifozëve shkodranë që ishin të pranishëm në stadium.
Maringlen Zhivani