Friday, January 30, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE3 gola dhe 1 asist brenda dy javësh, sulmuesi shqiptar 'pa frena'

3 gola dhe 1 asist brenda dy javësh, sulmuesi shqiptar ‘pa frena’

Sulmuesi me origjinë shqiptare Medin Memeti, vazhdon të shkaktojë “zhurmë” në elitën e futbollit australian me ekipin e Melbourne City. Në ndeshjen ndaj Wellington Phoenix, e vlefshme për javën e 15-të në A-League, Memeti shënoi golin e barazimit 2 – 2 në minutën e 77-të (e mbyllur 2 – 2).

Për 18-vjeçarin, ky ishte goli i 3-të në 3 sfidat e fundit, shtoi edhe 1 asist, e gjitha në harkun e 2 javëve. Deri në këtë pikë, Medin Memeti djerësit fanelën e kombëtares së Australisë U-20, duke shënuar edhe 1 gol në 2 paraqitje.

Megjithatë, Shqipëria ka ende shans për ta marrë në gjrin e saj Memetin, pasi rregullorja e FIFA-s është e qartë, lejohet të ndërrojë përfaqësuesen nëse nuk aktivizohet në ndeshje zyrtare.

Protagonisti në fjalë do të shërbente si “xhol” te kuqezinjtë e Sylvinhos, pasi mbulon 3 pozicion në fazën ofensive, si sulmues i majtë, i djathtë dhe “pykë”.  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments