Flamurtari sezonin e ri do luajë në Kategorinë e Parë. Vlonjatët u ngjitën nga e Dyta, duke tentuar që në vitin e 100 vjetorit të klubit të jenë sërish në elitën e vendit.

Në Vlorë gjerat nuk janë kaq të thjeshta, pasi klubi vijon të ketë borxhe të pashlyera në kohën kur drejtohej nga Bashkia. Për këtë, administrator Sinan Idrizi ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak, për të vendosur pikat mbi “i”.

Aktualisht në Vlorë kanë tre numra llogarie bankare të bllokuara për shkak të borxheve që Bashkia ka pasur ndër vite. Vetë Idrizi duket se ka shlyer pjesën e tij, duke bërë thirrje për Bashkinë që t’i japë zgjidhje pagesave të disa numrave telefonikë apo edhe qirave për ish-trajnerët.

Megjithate nje çeshtje e tille ende nuk ka marre zgjidhje dhe padyshim qe kjo mund t’i krijoje probleme klubit vlonjat ne funksionimin e tij. Ne fakt Flamurtari kohet e fundit i eshte rikthyer funksionimit normal pas shlyerjes se shume borxheve nga ana e presidentit, por ne skene dalin serish te tjera dhe kjo e rikthen problemin per te.